Një makinë ka përplasur dhe ka tërhequr zvarrë një fëmijë 13-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Volosit në Greqi.
Sipas raportimeve vendase, aksidenti ka ndodhur në momentin kur i mituri ka tentuar të kalojë rrugën, pasi më parë kishte zbritur nga autobusi i shkollës.
“Fëmija sapo ishte kthyer nga shkolla”, raporton Protothema.gr.
Ndërsa mësohet se i mituri është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/