Sanksionet e SHBA-së, Basha: Nuk mund të mbajmë standard të dyfishtë, Berisha të bëjë një hap pas

schedule11:42 - 14 Prill, 2022

schedule 11:42 - 14 Prill, 2022

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat këtë të enjte ka komentuar raportin e DASH në lidhje me korrupsionin dhe qëndrimin e Berishës brenda partisë.

Basha është shprehur se të gjithë duhet të jenë të bashkuar për një qëllim që janë hallet e shqiptarëve dhe jo të ndiqen standarde të dyfish dhe interesat personale të një njeriu siç është Sali Berisha i shpallur non grada nga SHBA njëlloj si disa zyrtarë të PS-së.

Sipas tij është e rëndësishme që Berisha në të mirë të PD-së duhet që të bëjë një hap pas siç kam bërë edhe unë.

“Raporti i DASH ka nxjerrë në pah të dhënat e OSBE ODIHR, në lidhje me zgjedhjet ku u përdorën  “të gjithë burimeve shtetërore për të kërcënuar votuesit, korrupsioni i kudogjendur ka dhe një dimension tjetër që është ai i pastrimit të parave në këtë moment partia demokratike dhe demokratët duhet që të mbrojnë këtë dhe përgjegjësi kryesor që është Edi Rama dhe të gjithë ato bashkë me të që kanë kryer këtë duhet që të mbahen përgjegjës. PD e nisi këtë sezon parlamentar me disa akte siç ishin tre komisionet hetimore dhe heqja e TVSH për shportën ushqimore.

LEXO EDHE: Basha shkon me duar në xhepa në Kuvend: Në PD ka frymë përçarëse, kush s’i bindet Berishës shpallet armik

Duhet që të jemi në ballë të këtij aksioni ndërkohë që interesat po e mbajnë peng atë. Ekranet e mediave dhe hapësira mediatike është e mbushur me tre figurat e tranzicionit Berishës, Metës dhe Ramës, askush nuk flet për hallet e popullit. Dje në një takim në Mirditë e kam thënë se me rritjen e çmimeve janë rritur edhe të ardhurat e qeverisë që vetëm një pjesë e vogël u kthehet shqiptarëve të cilët po i blejnë ushqimet me çmim dyfish të ardhurat e tjera shkojnë tek inceneratorët.

Kush mendon se demokratët dhe PD-ja që ka në zemër interesat e shqiptarë do e lënë këtë betejë e ka gabim. Vendi ka nevojë për një ndryshim thelbësor dhe për këtë ne patëm njoftuar një konsultim të gjerë me qytetarët, por fatkeqësisht sa herë që takohemi në vend që të flasim për hallet e njerëzve flasim për një krizë artificiale që nga një anë e lavdëron raportin e departamentit të shtetit dhe nga ana tjetër shkel dhe merr zvarrë

Nuk mund të themi se Vangjush Dako, Tom Doshi e të tjerë duhet që të marrin dënimin e duhur dhe Rama të mbajë përgjegjësi, por nuk mund të mbajmë standard të dyfishtë në familjen tonë politike, që e ka kthyer në një luftë të brendshme për interesa personale. Berisha ka nisur sulme të strukturuara ndaj Alibeaj, ndaj meje dhe ajo që duhet që të bëjë një hap pas, siç unë kam bërë hapin tim”, ka thënë Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!