“Sanksionet e BE ndaj Kosovës, absurditet”/ Rama: Duhet të hiqen. Serbia të njohë pavarësinë e saj

schedule12:10 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 12:10 - 20 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar absurde sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri, Rama u shpreh se këto sanksione duhet të hiqen.

Rama shtoi se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Dëshira ime e zjarrtë, e patregueshme me fjalë, është që mos të jemi, njëri të jetë në tryezën e negociatave me BE dhe tjetri në listën e sanksioneve të BE, që sot janë një absurditet absolut. Së bashku me presdidenten, në samitin me BE dy ditë më parë, kemi këmbëmgulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE, që janë penguar të lëvrohen, të mos digjen. Por duhet të jemi dorë për dorë, të bindim edhe skeptikët më të mëdhenj për njohejne Kosovës si shtet sovran. Barra duhet t’i bjerë vetëm Serbisë, asnjë gram Kosovës. Duam që Republika e Kosovës të njihet nga vendet evropiane që nuk e kanë pranuar, përfshirë nga vetë Serbia, që Kosova e ka mundur me luftë, 25 vjet më parë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!