Sandër Lleshaj i përgjigjet Bashës: Je një i pandehur i shumëfishtë

schedule16:20 - 20 Qershor, 2019

schedule 16:20 - 20 Qershor, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka sulmuar në rrjetet sociale kryetarin e partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e quajtur atë si guerril dhe një i pandehur të shumëfishtë.

“Lulzim Basha vazhdon të hedhë natën zjarr dhe ditën kërcënime kundër shkollave, zgjedhjeve, Policisë etj. Natën bëhet guerrilas dhe ditën prokuror, ndërkohë që është thjesht një i pandehur i shumëfishtë. Keqardhje për degradimin” mbyll postimin e tij në Twitter Lleshaj.

/abcnews.al