Sanchez në Tiranë, Rama: E falenderoj publikisht, një nga aktorët më të zëshëm në procesin e integrimit

schedule10:35 - 1 Gusht, 2022

schedule 10:35 - 1 Gusht, 2022

Kryeministri Rama ka çelur konferencën që po mban së bashku me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, i cili ndodhet në Tiranë.

Rama e falënderoi publikisht dhe u shpreh se Spanja ka qenë një nga aktorët më të zëshëm në procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se Shqipëria ka një pritshmëri të lartë nga Spanja e cila do të marrë presidencën në vitin 2023.

Rama: Pas hapit historik të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, na vjen mirë dhe dëshiroj që publikisht ta falenderoj Pedron për mbështetjen pa rezervë të Spanjës në këtë proces. Kujtoj që Spanja kishte një pozicion më të ngurtë se disa të tjerë duke qenë në njëfarë mënyre më kërkuese dhe sot Spanja është tërësisht e angazhuar në mbështetje të këtij procesi dhe ka qenë një nga aktorët për të zëshëm për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne kemi një pritshmëri nga Spanja e cila do të udhëheqë presidencën në 2023. Kemi folur me kryeministrin për rajonin të cilin ai po e viziton, për nismat rajonale, për mënyrën se si mund ta integrojmë këtë proces nismash rajonale me procesin që nis me idenë e komuniteti të ri politik evropian.

Vizita e kryeministri spanjoll në Shqipëri bëhet në kuadër të turneut që Pedro Sanchez po zhvillon ne Ballkanin Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Abcnews.al/