Samiti “Ukrainë-Europa Juglindore”/ Ambasadori Volodymyr Shkurov: Tregon solidaritet, Shqipëria partneri ynë!

schedule17:16 - 9 Tetor, 2024

schedule 17:16 - 9 Tetor, 2024

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, foli për Samitin që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, “Ukraina-Europa Juglindore”.

Gjatë intervistës në studio Shkurov tha se ky është Samiti i tretë që po mbahet dhe se është shumë e rëndësishme, pasi tregon solidaritet ndaj popullit të Ukrainës.

Gjithashtu ai vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë dhe mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës kundër luftës me agresorin rus.

“Bëhet fjalë për një samit të tretë që ka nisur punën sot. Kjo tregon solidaritet ndaj popullit të Ukrainës kundër luftës me agresorin rus. Samiti që u zhvillua në Tiranë dhe që po zhvillohet aktualisht në Dubrovnik ka agjendën e ngarkuar. Unë isha i shqetësuar sepse e di që kryeministri Rama ka qenë në spital dhe shpresoja që do të kishte mundësi të shkonte në Samit, aty ku ndodhet tani. Shpresoj gjithashtu që të jetë diçka konkrete dhe ndihmuese për Ukrainën”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës në studio komentoi edhe planin e paqes të propozuar nga presidenti ukrainas Zelensky.

“Mund të them që Shqipëria ka marrë pjesë dhe vazhdon të marrë pjesë në të gjitha takimet përkushtuar formulës së paqes. Është shumë me rëndësi që Shqipëria ka marrë pjesë edhe në Samitin e zhvilluar në Zvicër. Parashikohet edhe një fund komisioni në ditët në vazhdim dhe me rëndësi janë edhe fëmijët që janë marrë pengje nga Rusia. Sa i përket formulës së paqes Shqipëria është partneri ynë dhe vazhdon të mbetet partneri”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!