Samiti në 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit

schedule07:49 - 9 Prill, 2025

schedule 07:49 - 9 Prill, 2025

Në 16 maj, në Tiranë do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se është krenari, që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit.

“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Tematikat e samitit që do të mbahet në 16 maj janë:

-Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike.

-Fuqizimi i konkurrencës dhe sigurisë ekonomike.

-Migrimi, lëvizshmëria dhe fuqizimi i rinisë.

-Vizioni, lidershipi, mënyrat e reja të veprimit për Europën në një botë të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!