Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti i Afrikës në Tokio/ Japonia synon të zgjerojë ndikimin dhe investimet në kontinentin afrikan

schedule13:44 - 20 Gusht, 2025

schedule 13:44 - 20 Gusht, 2025

Japonia pret për tre ditë një samit me dhjetëra udhëheqës afrikanë, në përpjekje për të marrë një rol më të madh në zhvillimin e kontinentit, ku prania e Shteteve të Bashkuara po vjen në rënie dhe ndikimi i Kinës po rritet me shpejtësi.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Tokios për Zhvillimin Afrikan, e cila u hap në Yokohama, pranë Tokios, kryeministri Shigeru Ishiba do të propozojë një kuadër të përbashkët bashkëpunimi ekonomik të agjencive qeveritare, industrive dhe ekspertëve për të promovuar tregtinë e lirë duke lidhur rajonin Indo-Paqësor me Afrikën.

Mes pjesmarrësve nga rreth 50 vende të kontinentit afrikan në samit janë presidenti nigerian, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe presidenti i Kenias. Atyre iu është bashkuar edhe kreu i Organizatës sës Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.



Sipas iniciativës së zonës ekonomike të Afrikës në Oqeanin Indian, Japonia synon të ccojë biznese dhe investime në Afrikë nga kompanitë japoneze që operojnë në Indi dhe Lindjen e Mesme.

Kina ka investuar shumë në Afrikë gjatë dekadës së fundit, me kompanitë e saj atje që kanë nënshkruar marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë për të financuar portet detare, hekurudhat, rrugët dhe projekte të tjera në kuadër të iniciativës globale të infrastrukturës “Një Brez, një Rrugë” të Pekinit.

Por ky financim po shkon drejt fundit dhe vendet në zhvillim tani po përballen me borxh të madh si ndaj Pekinit, ashtu edhe ndaj kreditorëve privatë ndërkombëtarë.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!