Salsano Rrapi në variantin romantik, Erjona Kakeli tregon si i propozoi për martesë

schedule11:20 - 25 Mars, 2021

schedule 11:20 - 25 Mars, 2021

Erjona Kakeli dhe Salsano Rrapi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Prej dy javësh, ata janë kthyer edhe në rivalë, pasi njëri është pjesë e “Portokallisë”, ndërsa tjetri është në spektalin më të ri të humorit “Kosherja”.

Për këtë të fundit, ka folur ditën e sotme e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Erjona, e cila ka treguar shumë detaje për rolet e saj, por edhe kritikat e bashkëshortit.

LEXO EDHE: “Kosherja” apo “Portokallia”? Erjona Kakeli i rrëfen të gjitha: Çfarë më thotë Salsano

Ndër të tjera, ajo ka ndarë si kurrë më parë disa informacione nga jeta e saj private. Për herë të parë, aktorja ka zbuluar se Salsano i ka realizuar një propozim romantik për martesë në Dhërmi.

“Ma ka bërë propozim tamam kur ka qenë Margi e vogël në vendin tonë të preferuar në Dhërmi. Më thotë hajde ikim, i thash po vajzën si do e lëmë se ishte 6 muajshe. ‘E mban mami’, ma kthen. Si përfundim, shkuam hëngrëm atje, në një moment zbresim poshtë kisha edhe gocën me karrocë dhe shohim vendin që ishte realizuar për një propozim. I them: ‘Po gjynah si i kanë lënë këtu këto mbeturina’. Ndëkohë Salsano më thotë: ‘Mos më prish surprizën’. Unë s’po kuptoja asgjë. Ai ulet dhe më propozon”, tha Erjona./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!