“Rrogozhinasit” e Egnatias triumfuan ndaj “Verilindorëve” të Kukësit në finalen e Kupës së Shqipërisë, mirëpo pas përfundimit të sfidës, sigurisht përveç festave të “Zijeshilëve” ka nisur dhe festa e “gardianit”, Alen Sherri.
Në një moment fotoje grupi, portieri i Egnatias i ka propozuar të dashurës e tij, ku ka marrë edhe një “po” të madhe, një çast tepër i bukur në fushën e lojës, ku pas festës së Kupës së Shqipërisë, Sherri festoi edhe përgjigjen pozitive të dashurës së tij.
Përveç jehonës që mori në mediat shqiptare, veprimi magjepsës i Sherri ka bërë xhiron e rrjetit edhe në mediat ndërkombëtare, teksa së fundmi videon e tij e ka postuar edhe faqja e mirërnjohur e eventeve sportive, në “Instagram”, “Sportbible”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI POSTIMIN:
View this post on Instagram