“Saliu kërkon të heqë non grata me para”/ Muça: Berisha mendon se institucionet në SHBA korruptohen

schedule23:33 - 29 Prill, 2025

schedule 23:33 - 29 Prill, 2025

Gazetari Flogert Muça thotë se Sali Berisha mendon se institucionet në SHBA korruptohen, teksa PD ka paguar 6 milionë dollarë për të hequr non gratën.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Muça u shpreh se Berisha ka fyer SHBA.

“Për të ardhur në pushtet, nuk e dimë sa mund të jenë duke hedhur në terren. Ajo që ka ndodhur me kontratën në SHBA, për mua, tregon dy elementë shumë të thjeshtë. Elementi i parë, si e sheh Berisha SHBA-në. Ai thotë, çfarë nuk zgjidhet me para, zgjidhet me më shumë para. E trajton DASH si një institucion të dorës së fundit. Ndryshe nuk mund ta imagjinoj dot. Ka fyer Shtëpinë e Bardhë dhe SHBA. Në një moment kur askush nuk po fliste për non grata, zotëria na zgjon gjëmën, duke kujtuar që ka një non grata. Prapë nuk e kuptoj. Sali Berisha na ka konfirmuar që ka një problem dhe nuk e kanë shpallur kot non grata”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!