Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit të Ministrisë së Brendshme për vitin 2022. Salianji shprehet se në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e qeverisë.
“Të poshtërosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propagandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur! Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!
Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për të bashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e përhapur kudo duke e kthyer territorin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!”, shkruan ai.