Salianji dhe Balliu në Korçë, protestojnë për rrëzimin e qeverisë

schedule13:58 - 3 Mars, 2019

schedule 13:58 - 3 Mars, 2019

Me thirrje “Rama ik”, protesta me në krye ish- deputetët Salianji dhe Balliu, ka kaluar në Korçë. Mbështetës dhe simpatizantë të PD-së, po protestojnë para Bashkisë Maliq kundër qeverisë. Ndërkohë, blutë kanë marrë masat, duke vendosur një kordon policie në hyrje të bashkisë. Me parulla, ata kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit, por nuk ka trazira dhe dhunë, duke protestuar paqësisht. Mes tyre janë parë edhe studentë. Ata kanë bërë thirrje se duhet t’i rikthehen protestave studentore, pasi nuk kanë fituar asgjë. Ndërsa fermerët janë shprehur se do e rrëzojnë qeverinë, ashtu siç shkulën mollët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!