Sali Berisha në Byro Politike

schedule11:18 - 24 Maj, 2018

schedule 11:18 - 24 Maj, 2018

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ishte i ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi ku foli rreth zhvillimeve më të fundit politike.

Ai  iu përgjigj akuzave të Edi Ramës për lidhjet e kokainës së kapur në Maminas me drejtues të PD-së, duke thënë se ato kanë qëllim të maskojnë lidhjet e Olsi Ramës me këtë sasi droge.

Duke folur për çështjen e audiopërgjimit, që sipas PD implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm në trafik droge, ish-kryeministri Berisha tha se njerëz të caktuar në PD janë kërcënuar para publikimit të bisedës mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, në mënyrë që ajo të mos publikohej.

Sipas ish-kryeministrit, ministri i Brendshëm është hipokrit, pasi po mbron vëllanë e tij të dënuar, fsheh dënimin në Venezuelë dhe kërkesën e saj për ekstradimin e Agron Xhafajt si dhe ka ndryshuar ligjin me qëllim për të shpëtuar të vëllanë.

Berisha foli edhe për reformën në drejtësi që sipas tij, mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka rrëzuar Kushtetutën e vendit, ligjin themelor të shtetit./abcnews.al