Sali Berisha feston 73 vjetorin

schedule12:06 - 15 Tetor, 2017

schedule 12:06 - 15 Tetor, 2017

Vitet kalojnë edhe për Sali Berishën, por ish-kryeministri duket se i përcjell ato me optimizëm. Ai ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se këtë të dielë feston 73 vjetorin e lindjes. “Hyra në vitin e katërt të vjeshtës time si pranverë!”, shkruan Berisha, ndërsa shpreh mirënjohje të pakufijshme për familjen e tij dhe të gjithë mbështetësit. Ndërkohë që pret urimet për ditëlindjen, edhe ai e ka një të tillë me të cilin mbyll postimin: “Lavdi Zotit! Paçi bekimin e Tij!”.