Sajuan atentatin, gjykata lë në burg dy shokët

schedule11:57 - 6 Qershor, 2019

schedule 11:57 - 6 Qershor, 2019

Gjykata e Vlorës la në burg Romarjo Aliraj dhe ndërtuesin Arben Veliko. Dy shokët, akuzohen se kanë sajuar atentatin me kallashnikov, të ndodhur 3 javë më parë tek “Ura e Mifolit”. Prokuroria ka ngritur ndaj tyre akuzat për kallëzim të rremë, armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendngjarja.

Mario nga Vlora, i cili sajoi atentatin ndaj vetes me 20 plumba  do të qëndrojë në burg. Në burg edhe shoku i tij ndërtues, Arben Veliko. Por ndërsa është cilësuar bashkëpunëtor në ngjarjen e 12 Majit te “Ura e Mifolit” dhe ndihmës i Ramarjo Alirajt, Veliko nuk i ka duruar gazetaret. Nga salla e gjyqit ku po jepej masa e sigurisë ai i kërcënoi.

Aliraj dhe Veliko akuzohen për  “Kallëzim i rremë”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “largim nga vendqëndrimi”.  Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtare Herila Cela, prokuror i çështjes ishte Alfred Salih. Ky i fundit kërkoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, kërkesë e cila u lë në fuqi nga gjykata e faktit në Vlorë.

Atentati i pretenduar ndodhi në 12 Maj në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, dhe sipas policisë ai u sajua nga Alliraj dhe miku i tij, ndërtuesi Arben Veliko, për interesa personale.

Aliraj nuk mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave të kallashnikovit drejt makinës me të cilën ai po lëvizte, pasi siç deklaroi para grupit hetimor u hodh nga makina para se të qëllohej drejt saj.

Por sipas grupit hetimor Aliraj nuk ka qene fare brenda makinës në momentin që u qëllua drejt saj, por ka qenë spektator i inskenimit të vrasjes se tij. Menjëherë pas ngjarjes Romario Aliraj denoncoi në polici dhe publikisht se i njihte autorët dhe se ata donin ta vrisnin.

Por nga hetimet rezultoi të dy shokët kishin përgatitur, stimuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!