“Sahatçia”, filmi artistik i regjisorit shqiptaro-austriak, Mazi zbulon detajet në “Log”

schedule23:17 - 18 Nëntor, 2022

schedule 23:17 - 18 Nëntor, 2022

“Sahatçia” është filmi i regjisorit  shqiptaro-austriak Gjergj Mazi,  që do të shfaqet në kinematë shqiptare dhe jo vetëm.

I ftuar ne emisionin “Log” me gazetar Endri Xhafon, regjisori ka zbuluar pak nga skenari i filmit, i cili bazohet në ngjarje të vërteta.

Regjisori: Bëhet fjalë për një histori që ka ndodhur gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore  në Shqipëri, ku një ushtar gjerman ka shkuar për të rregulluar orën në një  dyqan orëndreqës në Shkodër  “sahatçi”, siç thuhej aso kohe. Filmi zhvillohet në dy kronologji të ndryshme gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe viteve 2000, kur nipi i ushtrat gjerman kthehet në Shqipëri dhe gjen orën e gjyshit.

Regjisori tregoi në Log se si lindi ideja e filimit:

Kam bërë kërkomë në internet dhe në  fakt kam vënë re se shumë filma që lidhen me Shqipërinë janë bërë për krimin dhe për drogën. Unë thashë të bëj diçka pa krim, prandaj dhe zgjodha të bëja një film artistik”, tha regjisori.

Mazi tha ndër të tjera se “Sahatçia” do të transmetohet së shpejti në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar RTSH dhe se planifikon që të prezantoje filmin e tij artistik në një festival artistik në Vjenë, vitin e ardhshëm.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!