Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, po kalon një moment të vështirë në krye të ekipit vlonjat. Skuadra e tij mban vendin e fundit në tabelë, ku pas 8 javësh, numëron vetëm dy pika. Sfida e radhës është kundër Vllaznisë në Vlorë, sfidë për të cilën Sadedini kërkon vetëm fitore: “Ekipit i kam kërkuar të vërë zemrën, shpirtin dhe karakterin në fushë. Janë disa ndeshje që duan shpirtin dhe karakterin, plus anën taktike dhe teknike.
Shpresoj që djemtë të paraqiten sa më mirë në fushë kundër Vllaznisë. Çdo ekip kërkon të marrë fitore. Edhe më i dobëti, që është i fundit në renditje kërkon të marrë 3 pikët e plota. Barazimi na shton pikët, por ne luajmë vetëm për fitore”, përfundoi Sadedini./abnews.al