Trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini, foli për Supersport pas ndeshjes ndaj Laçit, e cila u mbyll në barazim 3-3. Në fjalën e tij, numri një i kuqezinjve vlonjatë tha:
REZULTATI – “Erdhi pika e parë, ekipi u mundua të krijonte lojë. Rezultati ishte i kënaqshëm për të dyja skuadrat. Kemi probleme, por po punojmë dhe po përpiqemi që ekipi të rritet”.
KUSHTET – “Nuk është mirë të luash pa tifozë, por kushtet janë këto. Unë merrem me anën teknike dhe realiteti ky është. Nuk kam folur me Idrizin, por besoj se nuk kam arsye që të flas”.
SKUADRA – Skuadra ka probleme dhe nuk më bind. Duam të rritemi dhe më pas të presim rezultatet që synojmë”, tha Sadedini./abcnews.al