Sadedin Sula dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas

schedule17:46 - 11 Qershor, 2018

schedule 17:46 - 11 Qershor, 2018

Gjykata e krimeve të rënda dënoi me burgim të përjetshëm Sadedin Sulën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sulea Sula, në prill 2016, në ambientet e mobilerisë së familjes në Shkodër. Sipas prokurorisë, Sadetin Sula është porositës i vrasjes, që është realizuar nga punonjësi i mobilerise, Fatjon Karmeshta, aktualisht i pandehur në një procedim të veçuar.

Gjykata për Krimet e Rënda vendosi të mbyllë përjetë në qeli Sadedin Sulën. Pronari i një mobilerie në fshatin Melgushë të Shkodrës, u fajësua si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij, Suela Sula, për motive xhelozie.

Sadedin Sula dëgjoi me qetësi vendimin e gjykatës pa bërë asnjë reagim të dukshëm.

Bashkëshortja e ndjerë e të pandehurit u gjet e mbytur në tualetin e një mobilierie në pronësi të saj dhe bashkëshortit në 18 prill 2016.

Fillimisht krimi iu “faturua” Sadedin Sulës, i cili u dërgua në gjykim për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Disa regjistrime audio të gjetura në telefonin e viktimës gati dy vjet pas ngjarjes i dhanë një kthesë të fortë hetimit për zbardhjen e krimit.

Në regjistrimet e bëra në shtator 2015, i pandehuri Sadedin Sula i vinte në dyshim bashkëshortës atësinë e tij tek një prej fëmijëve të cciftit.

Ndërsa në një tjetër regjistrim, pronari i mobilerisë i kërkonte punonjësit të tij Fatjon Karmneshta, t’i bëjë magji bashkeshortes se tij që t’i bindej atij, si dhe i druhej divorcit, pasi mund t’i ndahej pasuria.

Veprimet e mëtejshme hetimore provuan shkencërisht se Suela Sula ishte mbytur me duar nga Fatjon Karmeshtna, me porosi të bashkëshortit të saj. Materiali gjenetik i lënë prej tij në një shishe uji rezultoi i njëjtë me materialin e gjetur në thonjtë e viktimës.

Aktualisht Karmeshtna ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe po gjykohet në një proces të veçuar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!