Sa shqetësuese ka qenë në Bruksel situata në veri të Kosovës? Zykaj: SHBA dhe BE nuk duan që në Ballkan të ndodhë ajo që po bëhet në Ukrainë

schedule18:14 - 11 Nëntor, 2022

schedule 18:14 - 11 Nëntor, 2022

Gazetarja Erisa Zykaj, e ftuar në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka folur mbi reagimin e Brukselit zyrtar për situatën në veri të Kosovës.

Zykaj tha se si BE ashtu edhe SHBA janë mjaft të shqetësuara për situatën në Ballkanin Perëndimor. Sipas Zykajt që prej fillimit të krizës në Ukrainë, i gjithë perëndimi u investua që mos ndodhë një gjë e tillë në Ballkanin Perëndimor.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Sa shqetësuese ka qenë në Bruksel situata në veri të Kosvës?

Zykaj: Situata ka qenë shumë shqetësuese. Ka patur një reagim të qartë nga Borrel, nga SHBA, nga kancelaritë Europiane, pasi i frikësoheshin një përshkallëzim të situatës. BE tha se nuk mund t’i lejojmë vetes luksin që të kemi dhe një shpërthim në Ballkanin Perëndimor. Pas shpërthimit në Ukrainë, BE ka thënë: Nuk duam që Ballkani perëndimor të vuajë pasojat e kësaj krize. Në këtë moment shohim një angazhim të madh nga BE. SHBA ka lëvizur gjithashtu, ka një solidarizim të plotë mes gjithë aktorëve për mos lejuar përshkallëzim të situatës në Ballkanin perëndimor. As SHBA as BE nuk mund të lejojnë një situatë pa zgjidhur situatën Kosovë-Serbi. Nga eksperienca që kamë në Bruksel është se qarkullojnë disa propozime, deri sa të kemi një tekst final të propozimit franko-gjerman. Ajo që mbetet për tu theksuar a do të gjehet vullneti politik nga qeveria e Kosovës se a do të përballet me këtë propozim dhe a do ta pranojë atë.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!