E ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri.
Rakacolli tha se paniku të vjen nga e panjohura, ndërsa theksoi se Shqipëria është përballur edhe me epidemi të tjera, dhe sipas saj tashmë është e përgatitur dhe di si të sillet në raste të tilla.
Si është gjendja në QSUT?
Rakacolli: Jemi në kontakt me mjekët dhe situata paraqitet e përmirësuar.
Trajtimi i koronës është si trajtim i një gripi të zakonshëm?
“Ne trajtojmë simptomën. Ka të bëjë shumë se si reagon organizmi, sot fatmirësisht temperatura ka qenë në rënie. Që në momentin që janë shtruar kanë qenë në gjendje të stabilizuar”, sqaroi ajo.
Gjendja psikologjike?
Rakacolli: E kanë pritur normal.
Sa në kontroll keni situatën e njerëzve që mund të jenë prekur?
“Në momentin që kapet një rast i ili është me sëmundje infektive, gjurmohen kontaktet e tij duke filluar me kontaktet e ngushta.
Intervista me familjarë dhe të afërm është bërë që mbrëmë. Janë marrë mosstrat për analizë. Janë gjurmuar dhe janë gjetur edhe kontakte të tjera.
Ne po adoptojmë gjërat që janë bërë nga ekspertë ndër vite.”
Çfarë ndodh, duket sikur për çështje ditësh do të kapim shifrat e larta?
Ne e kemi pacientin zero, rast i importuar, pra ka ardhur nga jashtë. Që të kesh virusin nuk do të thotë se patjetër je i sëmurë. Kur e zbulon nuk do të thotë se patjetër do të sëmuresh. Askush nuk mund të parashikojë diçka për Shqipërinë”, u shpreh ajo.
Jemi gati për një shpërthim epidemie?
Rakacolli: E them më bindje që po. Kishim kohë të përgatiteshim. Shqipëria ka kaluar disa epidemi dhe di se si të sillet në raste të tilla.
Për rastin e publikuar për mungesën e maskave, ajo theksoi se sistemi është i përgatitur. Po të kishte ndodhur në janar ndoshta mund të flisnim ndryshe, por jo sot.
Sa i përket masave për maska , doreza, theksoi se nëse ka ndonjë mungesë në qendrat shëndetësore do të mbajë përgjegjësi drejtori. “E kemi mbuluar totalisht, nuk mungon asnjë aparat”.
Rakacolli tha më tej se është bërë një riverifikim i të gjitha aparateve respiratore dhe me sasinë e parave të akorduar do të blihen edhe 40-50 respiratore të tjerë. “Sistemi është i përgatitur”, u shpreh ajo.
Kur është në plan që të blihen?
Rakacolli: Nuk kemi nevojë tani, po marrim rezervën që ta ketë sistemi.
Ka trajnimin e duhur personeli mjekësor?
“Ka trajnimin e duhur për te trajtuar sëmundje efektive. Koronavirusi është i ri dhe bota po mëson”, theksoi Rakacolli.
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë tha më tej se Karantina ka qenë gati.” Ofrohet shërbim mjekësor nga një mjek. Në karantinë nuk shkojnë të sëmurë”, u shpreh Rakacolli.
Sa përgjegjësi do të ketë gabimi njerëzor nëse kjo situatë del jashtë kontrollit?
Rakacolli: Jashtë kontrollit nuk mund të dalë. Askush nuk e di se si do të zhvillohet sëmundja. Sot kemi vetëm një vatër fare të vogël dhe shumë rrotull. Rastet kanë dalë mbrëmë dhe sot ishin gati masat. Janë marrë masa nga specialistët tanë.