Poetja Rita Petro është ndalur në rrëfimin e saj në emisionin “Pas Mesnate” dhe te Festivali i Këngës. Ajo ka bërë jo pak bujë, kur ka qene pjesë e jurisë, veçanërisht në Festivalin e 58-të, ku i dha fitoren këngëtares Arilena Ara.
Rita ka thënë se nuk e do zhurmën e festivaleve, por gjithmonë ndodh kështu. Sakaq, ajo është ndalur dhe këngët që artistët bëjnë sot, të cilat për të nuk kanë më tekstet e mëpërparshme, ku në bazë të poezisë krijohej melodia, por janë banale.
“Unë nuk e dua zhurmën e festivaleve, por gjithmonë kur më kanë ftuar në juri kanë ndodhur ato përplasjet, qoftë vitin e kaluar, por sidomos kur ishte Festivali i 58-të, i famshmi, në të cilin kam qene me Mikaela Mingën në juri.
Më përpara, ishin vetë kompozitorët, të cilët lexonin tekstet e poetëve të njohur, si tekstet e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit dhe mbi këto tekste bëheshin këngët, ose Zhuliana Jorganxhi, e cila njihet për tekstet e këngëve. Mirëpo, sot ka ndryshuar ky raport, janë ata që krijojnë muzikën vetë, bëjnë tekstet vetë dhe prap edhe pse në këtë raport, mbas viteve ’90 u dalluan disa grupe muzikore, që i kushtuar rrokut dhe me të vërtetë bën tekste të bukura, si “Na lini të jetojmë”, që është një këngë e mrekullueshme që këndohet ende sot”, u shpreh poetja./abcnews.al