Nuk është e thjeshtë të përcaktohet se sa do të zgjasë epidemia e koronavirusit, veçanërisht në Itali, ku ende është në një fazë të hershme në krahasim me shfaqjen e rasteve.
Ndërkohë, lajmi i mirë vjen nga Kina: sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, kulmi i infeksioneve të reja është arritur, kështu që ka pasur një stabilizim, dhe tani po shohim një rënie të rasteve të reja.
Kjo u shpjegua të martën më 25 shkurt nga Druce Aylward, kreu i grupit të punës të 25 ekspertëve të OBSH-së, i cili ishte me një mision në vendin aziatik.
Ky lajm është në përputhje me parashikimet e ekspertëve kinezë që kishin folur për një kulm deri në fund të shkurtit, i ndjekur nga një rënie graduale deri në prill, megjithëse është herët për të thënë. /abcnews.al