Rusia u bën thirrje ushtarëve ukrainas në fabrikën kimike “Azot” që të dorëzohen

schedule15:26 - 14 Qershor, 2022

schedule 15:26 - 14 Qershor, 2022

Ushtarët ukrainas të strehuar në fabrikën kimike Azot do t’ju ofrohet mundësia të dorëzohen nesër, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Në fabrikën ndodhen aktualisht të strehuar rreth 500 civilë, sipas skynews.

Forcat ruse kanë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme fabrikën ndërsa po përpiqen të marrin kontrollin e të gjithë zonës. Nëse Rusia merr kontrollin e Severodonetsk, vetëm një qytet në rajonin e Luhansk – Lysychansk do të ishte ende nën kontrollin e Ukrainës.

Rusia ka thënë se do të hapë një korridor humanitar nga ora 5 e mëngjesit ditën e e neserme për të lejuar civilët të largohen nga fabrika Azot, duke u kërkuar ushtarëve të dorëzohen. Ministria e mbrojtjes akuzoi gjithashtu ushtarët për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.

Ajo tha se kishte informuar Kievin për ofertën e saj dhe u kërkoi autoriteteve të jepnin urdhrin për t’u dorëzuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!