Rusia ka thirrur ambasadorët amerikanë, britanikë dhe kanadezë në lidhje me arrestimin e gazetarit amerikan duke thënë se kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Rusisë.
Të tre vendet dënuan Rusinë për burgosjen e aktivistit të opozitës Vladimir Kara-Murza me 25 vite burg dhe gjithashtu kanë kërkuar lirimin e gazetarit të burgosur amerikan Evan Gershkovich, i cili është akuzuar për spiunazh.
Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thirri të hënën ambasadorin rus për të bërë të qartë dënimin e saj për atë që ajo e përshkroi si burgosjen “të motivuar politikisht” të Kara-Murza, një shtetas me nënshtetësi britanike.
/abcnews.al