Rusia shënon rekord viktimash të Covid për të pestën ditë radhazi

schedule08:34 - 5 Tetor, 2021

schedule 08:34 - 5 Tetor, 2021

Rusia ka shënuar rekord viktimash nga Covid për të pestën ditë radhazi. Vendi, i cili ka një normë vaksinimi nën 30%, raportoi 883 viktima dhe 25,781 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Punonjësit e shëndetësisë kanë fajësuar të rinjtë për rritjen e rasteve të Covid.

“Të rinjtë nuk kujdesen mjaftueshëm për shëndetin e tyre, sepse ata mendojnë se janë të fortë dhe të shëndetshëm. Kështu që nuk vaksinohen,” tha Sergey Babikov, kreu i një njësie të kujdesit intensiv në rajonin jugperëndimor të Stavropol.

Rusia ishte vendi i parë që krijoi një vaksinë kundër koronavirusit por sipas sondazheve shumica e rusëve janë skeptikë ndaj vaksinave të prodhuara nga Rusia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!