Rusia: SHBA, Kore e Jugut dhe Japonia se po përgatiten për luftë me Korenë e Veriut

schedule11:37 - 25 Janar, 2024

schedule 11:37 - 25 Janar, 2024

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, akuzoi SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë se përgatiten për luftë me Korenë e Veriut.  Lavrov mbajti një konferencë për media në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York dhe tha se ky bllok i ri ushtarak i bashkuar nga SHBA ka rritur aktivitetet e tij dhe ka kryer stërvitje në shkallë të gjerë.

Retorika e Koresë së Jugut papritur “ka marrë një trajtë edhe më armiqësore kundër Phenianit”, njoftoi Lavrov, i cili tërhoqi vëmendjen se edhe nga Japonia kanë ardhur “retorika agresive” kundrejt këtij vendi.

Qëllimi i bllokut ushtarak në fjalë është shprehur qartë, vlerësoi Lavrov, duke shtuar: “Mënyra e të shprehurit është goxha e paqartë, thanë një gjë të tillë si bashkëpunimi bërthamor, por ata po përgatiten për luftë me Korenë e Veriut”.

Pasi më tej tha se edhe marrëdhëniet e tyre me Korenë e Veriut po “përparojnë mirë dhe po zhvillohen në mënyrë goxha aktive”, Lavrov shtoi se “ata shohin që Koreja e Veriut po përpiqet të jetë e pavarur dhe se nuk po shkon pas drejtimit të askujt”.

SHBA dhe disa ish fuqi koloniale Perëndimore “duhet të përballen me realitetet e botës së sotme” theksoi Lavrov, duke shtuar se “nuk duhet të mendoni se jeni kaq të fuqishëm vetëm sepse keni dollarë”.

Koreja e Jugut reagim ndaj deklaratave të Lavrov

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, Lim Soo-suk tha se deklaratat e Lavrov pasqyrojnë “pretendimet e gabuara dhe të shtrembëruara të Koresë së Veriut për hedhjen e fajit ndaj botës së jashtme teksa ajo zhvillon raketa dhe armë bërthamore”.

Lim akuzoi Korenë e Veriut për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensionit me paraqitjet e armëve të tilla si testimet e raketave që zhvilloi këtë muaj dhe goditjet me artileri pranë kufirit të diskutueshëm detar me Jugun.

Zëdhënësi Lim ndër të tjera tha se “qeveria jonë ka shprehur vazhdimisht dëshirën për krijimin e dialogut pa ndonjë parakusht me Korenë e Veriut”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!