Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia pritet të miratojë vaksinën kundër Covid në gusht, pikëpyetje të shumta rreth sigurisë së saj

schedule12:14 - 29 Korrik, 2020

schedule 12:14 - 29 Korrik, 2020

Rusia pretendon brenda dy javësh se do të miratojë vaksinën e parë kundër koronavirusit. Zyrtarët rusë  kanë deklaruar se do të punojnë deri në 10 gusht, për aprovimin e vaksinës, shkruan CNN.

Bëhet fjalë për një vaksinë të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë.

“Është një moment Sputnik”, deklaroi Kirill Dmitriev, i cili ndodhet në krye të një fondi sovran rus, i cili financon kërkimet për vaksinën, duke iu referuar lëshimit të satelitit të parë në botë në vitin 1957, nga ana e Bashkimit Sovjetik të asaj kohe.

“Amerikanët mbetën të befasuar kur dëgjuan për Sputnik, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me vaksinën. Rusia do e bëjë e para”, deklaroi Dmitriev.

Sipas CNN, Rusia nuk ka shpërndarë asnjë të dhënë shkencore lidhur me testet e kryera për vaksinën dhe thuhet se  është e pamundur deri më tani, të verifikohet në mënyrë të pavarur siguria apo efikasiteti i saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!