Disa ditë pas marrjes në kontroll, porti i Mariupolit po funksionon normalisht, tha ministria ruse e mbrojtjes, shkruan skynews.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko tha se Rusia është në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe se Moska “nuk përjashton mundësinë e bisedimeve për zhbllokimin e porteve të Ukrainës”.
Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, tha se Rusia ishte e gatshme të hapte një korridor humanitar për eksportin e furnizimeve me ushqime nga Ukraina. Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes gjenerali Igor Konashenkov tha se ushtria kishte përfunduar pastrimin e portit nga minat dhe tani porti është funksional.
Ndërkohë, Bashkimi Europian tha se po shqyrtonte përdorimin e fondeve të destinuara fillimisht për projektet e zhvillimit në Afrikë për të mbështetur vendet më të ekspozuara ndaj krizës globale të ushqimit të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Sipas një plani të diskutuar në dy takimet e Komisionit javën e kaluar, gati 600 milionë euro do të përdoren për të mbështetur vendet më të prekura.
Portet e Detit të Zi janë rrugët kryesore të eksportit për tregtinë e grurit të Ukrainës, e cila përbën deri në 9% të furnizimit në mbarë botën.
/abcnews.al