Rusia përpiqet të “shfajësohet”, akuzon Ukrainën për shpërthimin në centralin bërthamor

schedule10:44 - 4 Mars, 2022

schedule 10:44 - 4 Mars, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes ka akuzuar Ukrainën për shpërthimin në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, shkruan The Guardian

Nga ana tjetër, Ukraina tha se forcat ruse i vunë flakët një objekti 5-katësh në orët e para të mëngjesit, një javë pas pushtimit të Ukrainës. Një zëdhënës i ministrisë ruse të mbrojtjes tha se centrali bërthamor po funksiononte normalisht dhe zona ishte nën kontrollin rus që nga 28 shkurti.

“Megjithatë, mbrëmë u bë një përpjekje nga regjimi nacionalist i Kievit për të kryer një provokim,” tha zëdhënësi Igor Konashenkov.

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.

Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!