Rusia padit “La Stampa”, botoi një artikull për vrasjen e Putinit

schedule12:05 - 25 Mars, 2022

schedule 12:05 - 25 Mars, 2022

Ambasadori rus në Itali, Sergey Razov, ka paditur gazetën italiane La Stampa për publikimin e një artikulli për vrasjen e presidentit Vladimir Putin, shkruan The Guardian

“Kjo bie ndesh me rregullat e gazetarisë dhe moralit,”  tha Razov pasi kishte depozituar padinë.

Më 22 mars, La Stampa publikoi një analizë me titull “A është e vetmja mundësi  vrasja e tiranit”. Në artikull thuhej se nëse të gjitha opsionet e tjera kishin dështuar  për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë,  zgjidhja e vetme do të ishte që dikush të vriste Putinin.

/abcnews.al