Rusia nuk ndal sulmet / Ndërpritet furnizimi me energji dhe ujë në Kiev

schedule08:42 - 26 Gusht, 2024

schedule 08:42 - 26 Gusht, 2024

E gjithë Ukraina ishte në alarm për sulme ajrore të hënën, në mes të një kërcënimi të një sulmi masiv me raketa dhe dron rus, tha ushtria e Ukrainës, pas disa valë sulmesh me dronë gjatë natës.

Sirenat e alarmit dhe shpërthimet rikthyen frikën në shumë rajone, pasi ushtria ruse zhvilloi një tjetër sulm masiv.

Të paktën 5 viktima dhe disa të plagosur janë raportuar. Në shënjestër përfunduan 11 rajone, përfshirë kryeqytetin Kiev. Të paktën 7 shpërthime të ndryshme janë dëgjuar në kryeqendrën ukrainase. Kjo ka bërë që në disa zona të Kievit të ketë errësirë totale.

Raketat dhe dronët e Rusisë arritën deri në Lvivin perëndimor, ku në shënjestër ishin disa impiante të energjisë elektrike. Mbrojtja ukrainase është angazhuar në rrëzimin e dhjetra dronëve dhe raketave të ushtrisë së Putinit, sipas asaj që njoftohet nga vetë trupat e Zelenskit.

Gjithashtu edhe Moska konfirmon rrëzimin e dhjetra dronëve të lëshuara nga Ukraina në territorin e Rusisë. Në shënjestër ishin Kursk, Belgorod dhe Briansk. Kjo vjen në një kohë kur Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmon se ushtarët e tij po marrin fitore të vogla në tokën e Putinit.

Ai theksoi se trupat ukrainase po avancojnë në rajonin Kursk, kur kanë kaluar mbi 2 javë nga inkursioni i nisur në mënyrë befasuese.

Ukrainasit kanë pritur një sulm të madh raketor rus prej disa kohësh. Ambasada e SHBA-së lëshoi një paralajmërim javën e kaluar për një rrezik të rritur sulmi rreth Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, të cilën Ukraina e shënoi të shtunën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!