Rusia nis vaksinimin masiv me 5 dhjetor, cilët do të vaksinohen të parët me Sputnik V

schedule11:26 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 11:26 - 4 Dhjetor, 2020

Duke filluar nga dita e nesërme në Moskë do të nisë fushata e vaksinimit masiv kundër koronaviusit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus Serghei Sobyanin me anë të një njoftimi në blogun e tij.

“Në koordinim me qeverinë, ne fillojmë të ofrojmë takime në internet për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe punonjësve të shërbimeve sociale në qytet nga dita e nesërme,” tha Sobyanin.

“Lista (se kush mund të vaksinohet) do të zgjerohet në javët e ardhshme kur të mbërrijnë grupe të reja të vaksinës. Qendrat e vaksinimit do të hapen në 5 Dhjetor,” tha Sobyanin.

Sipas studiuesve të Institutit Gamaleya, që ka punuar për vaksinën ruse, ”Sputnik V”, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 28 145 raste të reja me Covid, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Numri i rasteve deri tani në Rusi është 2.375.546 persona. Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 554, duke e çuar në 41.607 numrin total të viktimave./abcnews.al