Rusia nis sot vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19

schedule12:45 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 12:45 - 5 Dhjetor, 2020

Rusia ka nisur vaksinimin e qytetarëve për COVID-19. Mësohet se vaksinimi ka nisur fillimisht në disa klinika në Moskë, ku ndër të parët që do të marrin vaksinën janë kategoritë që klasifikohen si ndër më të rrezikuarit nga koronavirusi, raporton The Guardian.

Rusia do të përdorë vaksinën e saj Sputnik V, e cila u regjistrua në gusht. Ende është e paqartë se çfarë efektesh anësore mund të ketë kjo vaksinë, por pavarësisht paqartësive, Rusia ka vendosur ta përdor tek qytetarët e saj.

Zhvilluesit e Sputnik V thonë se është 95% efektive dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha. Mijëra njerëz janë regjistruar tashmë për të marrë fazën e parë nga dy fazat gjatë fundjavës, por është e paqartë se sa mund të prodhojë Rusia.

Prodhuesit pritet të prodhojnë vetëm dy milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin, i cili njoftoi më herët programin e vaksinimit, tha se fillimisht do t’iu ofrohej njerëzve që punonin në shkolla, shërbimit shëndetësor dhe punonjësve socialë.

Ai tha se lista do të rritej kur të kishte më shumë vaksina të disponueshme. Një shërbim i regjistrimit në internet lejon banorët e qytetit në profesionet e mësipërme të moshës 18-60 vjeç të rezervojnë takime falas në 70 zona përreth qytetit.

Deri më tani Rusia ka regjistruar 2,382,012 raste dhe 41,730 viktima. Moska është qendra e pandemisë në Rusi, duke regjistruar mijëra raste dhe dhjetëra viktima çdo ditë. Por qeveria ruse ka përjashtuar një bllokim, duke e bërë nevojën për një vaksinë efektive urgjente./abcnews.al