Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari, reagon BE-ja: Putini kërkon të na shantazhojë

schedule10:48 - 27 Prill, 2022

schedule 10:48 - 27 Prill, 2022

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të “shantazhojë” bllokun, pasi gjiganti i energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet në Poloni dhe Bullgari, sipas BBC.

“Njoftimi i Gazprom është një tjetër përpjekje e Rusisë për të na shantazhuar. Lëvizja është “e pajustifikuar dhe e papranueshme” dhe tregon mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit,” tha von der Leyen.

Lexo edhe: Ndërpritet kalimi i gazit rus në Poloni dhe Bullgari

Von der Leyen tha gjithashtu se do të zhvillohet një takim i lidërve të BE-së  për të hartuar një përgjigje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur alternativa të ndryshme dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët europianë dhe botërorë për të garantuar furnizimin me energji në Europë,” tha ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!