Rusia kundër Trump, Lavrov: Jo rishikimit të marrëveshjes me Iranin

schedule12:31 - 15 Janar, 2018

schedule 12:31 - 15 Janar, 2018

Ministri i Jashtëm rus deklaroi se Moska nuk do të mbështesë planin e SH.B.A.-së për të rishikuar marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Kryediplomati rus Sergei Lavrov e bëri njoftimin pak ditë pasi Donald Trump mori vendimin për të konfirmuar “për herë të fundit” pezullimin e sanksioneve kundër Iranit.

“Ne nuk do të mbështesim atë që Shtetet e Bashkuara po përpiqen të bëjnë, të ndryshojnë formulimin e marrëveshjes, të shtojnë elemente që nuk do të jenë fare të pranueshme për Iranin “, tha Sergej Lavrov. Kreu i diplomacisë ruse tha se Moska do të bënte gjithçka të ishte e mundur për të ruajtur marrëveshjen kështu sic është. Ai paralajmëroi gjithashtu se rishikimi do të kishte pasoja negative në bisedimet me Korenë e Veriut, tashmë që bashkësia ndërkombëtare po përpiqet ta bindë që të heqë dorë nga programi i vet bërthamor. Sipas Lavrov nëse ndryshohet marrëveshja me iranin, do të ishte njesoj sikur t’i thuhej dhe korese së Veriut që edhe nëse ata heqin dorë nga programi i tyre bërthamor, ndërkombëtarët nuk do të heqin sanksionet kundër Phenianit”. Nuk mund t’i kërkohet askujt që të respektojë kushtet e vëna dhe ndërkohë t’i vihen sanksione të reja- tha kryediplomati rus Sergei Lavrov.

Tramp firmosi pak dite me pare zgjatjen me 120 ditë te heqjes se sanksioneve ndaj Iranit. Sipas presidentit amerkikan me kete vendim iu dha si një  shans Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë për të korrigjuar ato që ai i cilësoi si: të metat e tmerrshme të marrëveshjes së nënshkruar midis Teheranit dhe fuqive të mëdha në vitin 2015. Edhe vendet evropiane si Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania  kanë njoftuar tashmë se nuk janë në favor të rinegocimit te marreveshjes me Iranin./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!