“Rusia është në luftë më NATO-n”, Medvedev bën thirrje për rritje të prodhimit të armëve

schedule09:13 - 25 Mars, 2023

schedule 09:13 - 25 Mars, 2023

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të vendit, Dmitry Medvedev, bëri thirrje për rritjen e prodhimit të armëve. Në fakt, për të mbështetur qëndrimin e tij, ai lexoi një telegram nga Joseph Stalin.

Madje, ish-presidenti i Rusisë ka bërë publike edhe foton përkatëse, duke u kujtuar të pranishmëve fjalët e Stalinit: “Nëse brenda pak ditësh vërtetohet se keni shkelur detyrën ndaj atdheut, do t’ju dënoj si kriminelë.

“Është e papranueshme që trupat tona të vuajnë në front për shkak të mungesës së tankeve, ndërsa ju këtu jeni dembel”, shkruante ndër të tjera Stalini në ultimatumin e vitit 1941 që u dërgoi krerëve të industrisë ushtarake, duke kërkuar më shumë municion për tanket sovjetike.

“Shokë, dua që ju të mbani mend fjalët e komandantit të përgjithshëm,” u tha Medvedev udhëheqësve të industrisë ruse të mbrojtjes.

Një bashkëpunëtor i ngushtë i Vladimir Putin, Dmitry Medvedev është një nga mbështetësit më të vendosur të pushtimit rus të Ukrainës. Pas publikimit të videos me referencë për Stalinin, Medvedev ndau edhe pjesë të një interviste që ai u dha gazetarëve rusë, në të cilën ai pretendonte, ndër të tjera, se Rusia është në luftë me NATO- n.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!