Rusia dënon vendimin e Danimarkës dhe Holandës: Dërgimi i F-16 në Ukrainë do të përshkallëzojë luftën

schedule11:05 - 21 Gusht, 2023

schedule 11:05 - 21 Gusht, 2023

Rusia ka dënuar vendimin e Danimarkës dhe Holandës për të dërguar avoionë luftarakë F-16 në Ukrainë, duke thënë se një vendim i tillë do të përshkallëzonte luftën.

Danimarka dhe Holanda njoftuan të dielën se do të furnizojnë Ukrainën me F-16, me gjashtë të parët që do të dorëzohen brenda Vitit të Ri.

“Fakti që Danimarka tani ka vendosur t’i dhurojë Ukrainës 19 avionë F-16, çon në një përshkallëzim të konfliktit.

Duke u fshehur pas një premise se vetë Ukraina duhet të përcaktojë kushtet për paqen, Danimarka kërkon me veprimet dhe fjalët e saj që të mos i lërë Ukrainës zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë konfrontimin ushtarak me Rusinë,” than ë një deklaratë ambasadori rus, Vladimir Barbin.

Jakob Ellemann-Jensen, ministri i mbrojtjes i Danimarkës, tha se Ukraina mund të përdorë F-16-të e dhuruara vetëm brenda territorit të saj.

“Ne dhurojmë armë me kusht që ato të përdoren për të dëbuar armikun nga territori i Ukrainës. Dhe jo më shumë se kaq, “tha Ellemann-Jensen të hënën.

“Këto janë kushtet, qofshin tanke, avionë luftarakë apo diçka tjetër,” shtoi ai.

Danimarka do të dorëzojë gjithsej 19 avionë; Holanda ka gjithsej 42 F-16 në dispozicion, por ende nuk ka vendosur nëse të gjithë do të dhurohen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!