Rusia dëbon 10 diplomatë amerikanë

schedule14:34 - 17 Prill, 2021

schedule 14:34 - 17 Prill, 2021

Rusia i ka kërkuar dhjetë diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi. Është ky reagimi i Moskës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat një ditë më parë deklaruan dëbimin e dhjetë diplomatëve rusë në kuadër të sanksioneve, për ndërhyrjet e pretenduara ruse në zgjedhjet amerikane; si dhe për sulmet kibernetike ndaj institucione dhe grupeve të ndryshme në SHBA

Por Moska nuk është mjaftuar me kaq: në fakt i ka sugjeruar ambasadorit amerikan në vend, John Sallivan që të rikthehet në Uashington për konsultime të detajuara dhe serioze.

Si dhe ka regjistruar dhjetë zyrtarë të lartë të administratës aktuale amerikane dhe asaj të kaluar, në listën e zezë të personave që nuk mund të hyjnë në vend. Mes tyre është drejtori i FBI Christopher A. Wray, drejtoresha e CIA- Avril Haines , ministri amerikan i drejtësisë Merrick B. Garland dhe ai i sigurisë së brendshme Alejandro Mayorkas.

 

Një lëvizje që përshkallëzon tensionet mes dy vendeve. Moska vazhdon të vlerësojë në mënyrë pozitive propozimin e presidentit amerikan Joe Biden për organizimin e një samiti ruso – amerikan. Konfirmimi erdhi nga ministri i jashtëm rus Lavrov, gjatë konferencës për shtyp kur njoftoi reagimet ndaj sanksioneve të fundit amerikane.