Rusia: Centrali i Zaporizhzhia, në rrezik të një aksidenti bërthamor

schedule15:03 - 21 Nëntor, 2022

schedule 15:03 - 21 Nëntor, 2022

Kreu i agjencisë shtetërore të energjisë atomike të Rusisë, Rosatom, ka paralajmëruar rrezikun e një aksidenti bërthamor në termocentralin bërthamor të Ukrainës Zaporizhzhia, sipas The Guardian.

“Impianti është në rrezik të një aksidenti bërthamor. Ne kemi biseduar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) gjatë gjithë natës. Rosatom ka kontrolluar centralin bërthamor, më i madhi në Europë, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi rrethimin e zonës,” tha ai.

Paralajmërimi i Likhachev erdhi mes bombardimeve në centralin e Zaporizhzhia, pas raporteve nga IAEA se shpërthime të fuqishme gjatë fundjavës. Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmet.

“Ky do të jetë një precedent që do të ndryshojë përgjithmonë rrjedhën e historisë. Prandaj, duhet të bëjmë gjithçka që askush të mos ketë në mendje të cenojë sigurinë e termocentralit bërthamor,” theksoi Likhachev.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!