Rusia bllokon hetimet për sulmet kimike, vendos veto në OKB

schedule12:37 - 17 Nëntor, 2017

schedule 12:37 - 17 Nëntor, 2017

Rusia ka bllokuar hetimet e mëtejshme ndërkombetare për sulmet me armë kimike në Siri duke vendosur veton për rezolutën e Këshillit të Sigurimit mbi rastin e Khan Sheikhu ku mbetën të vrarë 80 persona ne prill te ketij viti.

Është hera e 10 që Moska ka përdorur veton në OKB për të mbështetur Sirinë që kur ka filluar konflikti. Ambasadorja e SHBA në OKB kritikoi aktin duke deklaruar se Rusia në këtë mënyrë po minon funksionimin e organizatës për të penguar sulmet e ardhshme kimike. Ndersa  Ambasadori Rus i kundërshtoi të gjitha akuzat dhe mohoi përdorimin e armeve kimike nga ana e qeverisë Siriane.

Mekanizmi i Përbashkët i Hetimit (JIM), misioni që po hetonte sulmin kimik në Siri, u krijua në 2015 për të identifikuar përgatitësit e sulmeve kimike.

Japonia nderkaq ka paraqitur nje tjeter draft rezolutë që do të votohet të premten ne Keshillon e sigurimit te OKB. Ne te kerkohet zgjatja me 30 ditë e afatit te hetimit per armet kimike ne Siri. Por   Presidenti Sirian Bashar al-Asad i cilesoi keto akuza per sulme kimike vecse një fabrikim./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!