Rusi-NATO, takim i rrallë kokë më kokë mes krerëve ushtarakë

schedule21:59 - 19 Prill, 2018

schedule 21:59 - 19 Prill, 2018

Shefi i shtabit të përgjithshëm rus dhe komandanti suprem i NATO-s zhvilluan të enjten një takim të rrallë kokë më kokë, në përpjekje për të lehtësuar tensionet mes Perëndimit dhe Lindjes, më akutet që nga koha e Luftës së Ftohtë. Gjenerali amerikan Kurtis Skaparroti dhe ai rus Valeri Gerasimov u takuan në Baku të Azerbaixhanit, kur nuk është bërë ende një javë nga sulmet që Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kryen në Siri, si reagim ndaj përdorimit të armëve kimike të regjimit ndaj popullsisë. Në deklarata të ndryshme, NATO dhe Ministria ruse e Mbrojtjes bënë me dije se dy oficerët e lartë diskutuan për stërvitjet ushtarake dhe lëvizjet e trupave përkatëse, në vendet baltike dhe në lindje të Europës, që të dyja palët i konsiderojnë si kërcënuese. Gjithashtu, Skaparroti dhe Gerasimov diskutuan si të shmangin aksidentet ushtarake që mund të çojnë në luftë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!