Rusët sulmojnë qendrën kërkimorë me reaktorë bërthamore në Ukrainë, frikë nga rrezatimi

schedule21:35 - 10 Mars, 2022

schedule 21:35 - 10 Mars, 2022

Një tjetër sulm rus në Ukrainë. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër kërkimore shkencore në Ukrainë, duke shkaktuar frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit të substancave radioaktive.

Mirror raporton se rusët kanë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në qytetin e Kharkiv.

Video nga vendi i ngjarjes tregon flakët e mëdha. Msëohet se bombardimi rus ndodhi rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve.

Qendra e Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit postoi në Twitter: “Në Kharkiv, dëshmitarët okularë raportojnë një zjarr në ndërtesën e Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv.

Ndërtesa përmban pajisje të cilat nëse dëmtohen mund të çojnë në ndotje radioaktive të mjedisit”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!