Mirlind Daku është bërë shënjestër e fyerjeve antisportive në kampionatin rus.
Gjithçka e është zbuluar nga mediat lokale, që tregojnë se sulmuesi shqiptar u sulmua verbalisht nga tifozët e Zenit Shën Petersburg në ndeshjen e fundit të Kupës.
Për këtë ngjarje, që cilësohet si një skandal, Komisioni i Disiplinës në Federatën Ruse ka nisur një hetim dhe pritet të dënojë klubin e Zenit si raportohet në mediat lokale.
Mirlind Daku ka qenë edhe më parë në shënjestër të tifozëve rus, ndërsa ngjarja e fundit mund të lidhet edhe me transferimin e dështuar të sulmuesit në merkaton e verës.
Zenit kishte arritur marrëveshjen për blerjen e Mirlind Dakut, madje futbollisti kuqezi kishte vizituar qytetin edhe për testet mjekësore.
Por për arsye, që ende mbeten mister, ky transferim dështoi dhe sulmuesi u kthye te Rubin Kazan ku rinovoi kontratën për një shifër rekord.
Një zgjedhje që deri tani ka rezultuar pozitive, pasi Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin ri.
Në pesë javët e para ai ka shënuar katër gola, ndërsa është mes kryesuesëve të realizuesëve më të mirë të Premier Ligës ruse.


