Rusët drejt Kievit me mijëra ushtarë dhe tanke, gjithçka ka ndodhur sot në luftën e Ukrainës

schedule14:06 - 1 Mars, 2022

schedule 14:06 - 1 Mars, 2022

Abcnews.al sjell të përmbledhur zhvillimet e sotme nga lufta në Ukrainë:

  • Në Kharkiv – qyteti i dytë  më i madh i Ukrainës – u vranë të paktën 10 persona dhe 20 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketë në sheshin kryesor të qytetit, pranë një godine qeveritare.
  • Presidenti i Ukrainës e quajti sulmin rus ndaj objektivave civile një akt “terrorizmi shtetëror” dhe akuzon Rusinë për krime lufte
  • Në një fjalim në një sesion të posaçëm të parlamentit të BE-së, ai apeloi për anëtarësim në bllok, duke thënë se unioni do të ishte më i fortë me Ukrainën në të.
  • Një sulm artilerie nga rusët thuhet se ka vrarë 70 ushtarë ukrainas në qytetin verilindor të Okhtyrka.
  • Një kolonë e madhe automjetesh të blinduara ruse po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
  • Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duket se ka ofruar një justifikim të ri të pushtimit rus – duke i thënë një konferencë të OKB-së se gjithçka po ndodh për të parandaluar armatosjen e Ukrainës me armë bërthamore
  • Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson akuzoi Rusinë për sulme “barbare dhe pa dallim” dhe thotë se është i gatshëm të intensifikojë sanksionet ekonomike për aq kohë sa duhet.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë

/abcnews.al