Rudina Hajdari kritikon Taulant Ballën

schedule11:40 - 28 Tetor, 2019

schedule 11:40 - 28 Tetor, 2019

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në Kuvend për rezolutën e Parlamentit Evropian për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai bëri thirrje që deri në Pranverën e ardhshme të ndryshojnë mendje edhe ata që janë kundër.

Fjalimi i socialistit Balla është kritikuar nga deputetja e opozitës Rudina Hajdari pasi nuk kishte të bënte me temën për të cilën janë mbledhur.

Nga ana tjetër ajo shprehu indinjate për anulimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama me presidentin e Maqedonisë së Veriut vetëm 30 minuta para takimit./abcnews.al