Rudina Ciko tregon historinë e dashurisë me Zhani Cikon: Prindërit e mi hezituan për diferencën e moshës

schedule12:38 - 16 Maj, 2023

schedule 12:38 - 16 Maj, 2023

Pianistja Rudina Ciko ka folur për historinë e dashurisë me maestro Zhani Cikon. Ajo ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, njohjen e tyre në Liceun Artistik.

Rudina theksoi se i bëri përshtypje fillimisht te Zhani veshja e tij. Ajo theksoi se familja e saj e ka pasur të vështirë ta pranojë diferencën e madhe në moshë mes tyre, por që më vonë gjithçka shkoi shumë mirë.

Ne ishim një klasë që njiheshim prej vitesh, pavarësisht se unë hyra në Lice në vitin e parë të shkollës së mesme dhe ata të tjerët e kishin filluar edhe më herët, por siç është në profesionin tonë nuk ka dallime vitesh, sepse krijohet orkestra dhe kjo nuk përbën asnjë problem, ndryshimi i brezit.

Kështu që ne ishim të përzierë nga kjo anë dhe kishim shoqëri. Zhani atë vit u kthye nga Patosi, që ishte për një periudhë riedukimi në Patos. U kthye dhe normalisht për nxënësit që shikonim çdo fytyrë të re mësuesish, na ka ardhur ky apo kjo për lëndët e përgjithshme apo ka ardhur për instrumentat, sepse kur mbaronin shkollën emëroheshin pedagog aty. Më bëri përshtypje, veshja e tij, sepse në ato vite flasim për 79-80, veshja ishte shumë e zymtë në përgjegjësi dmth për të gjithë ne.

E bardha, e kuqe, pastaj gri, kafe, bezhë këto ishin ngjyrat. Ja mund të mendosh, unë isha një vajzë 17-vjeç dhe kisha një pardesy blu, jo se nuk është sot, por në atë moshë, duhej diçka më e qeshur.

Ndërsa, Zhani kishte veshje standarte, pardesyja, syzet e diellit, veshja pak ndryshe.

Në fillim ka pasur hezitim nga prindërit e mi për diferencën e moshës, por unë mendoj që çdo prind nuk është dakord në momentin e parë me zgjedhjen e fëmijës. Ata ishin kundërshtues sepse është shkolla fillimisht si koncept për ta”, rrëfeu Ciko./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!