Ruçi uron gazetarët dhe i kërkon ndjesë publikut

schedule16:52 - 21 Dhjetor, 2017

schedule 16:52 - 21 Dhjetor, 2017

Në pritjen e fundvitit që organizoi për gazetarët, Kryeparlamentari Ruçi i kërkoi ndjesë publikut, për sa ndodhi në seancën e fundit plenare.

Me rastin e festave të fundvitit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, organizoi një pritje për gazetarët, gjatë të cilës – bashkë me urimet – i kërkoi ndjesë publikut për çfarë ndodhi në seancën e fundit të Parlamentit. Duke hedhur sytë nga vitit 2018, ai pohoi se prioritet i Parlamentit do jetë ngritja e institucioneve të reja të reformës në drejtësi, si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për të cilat ai uroi që palët politike të gjejnë mirëkuptim mes njëra-tjetrës.

Prioritetet për 2018-n tha se i ka të qarta.

Ruçi uroi që për këto çështje mazhoranca dhe opozita të kenë mirëkuptim mes njëra-tjetrës./abcnews.al