Ruçi për vettingun në politikë: Është herët për të vendosur

schedule14:23 - 14 Shtator, 2018

schedule 14:23 - 14 Shtator, 2018

Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi, pjesmarrës në ceremoninë përkujtimore për 68 vajzat partizane fierake të 1943-shit, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me propozimin e demokratëve të formalizuar përmes propozimeve për ndryshime kushtetuese që do të mundësonin vettingun në politikë.

Ruçi: “Është futur në porgramin e parlamentit, iu është vënë në dispozicion deputetëve, është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit. Pas dy javëve do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe komisioni i Ligjeve, i cili do bëjë një program enkas për njohjen, diskutimin dhe materialin ose mendimin që Këshilli i Legjislacionit në mbledhjen e përbashkët me komisionin e Ligjeve. Do miratohet apo jo, është shumë shpejt. Sigurisht që vetingu për politikanët është diskutuar në të kaluarën qoftë me ligjin organik, që ka miratuar me konsensus parlamenti si ligji për dekriminalizimin, si edhe pjesë e vetingut ligjor të politikanëve janë objekt i reformës në drejtësi. Le të presim do diskutohet, do gjykohet dhe do vendoset në kohën e duhur”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!